Dalja e dhëmbëve
Rina Peci
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rina,
Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh gjersa ata me zhvillim më të ngadalshëm do të mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër, si edhe vajza juaj. Mendoj se nuk ka vend për merak.
Ju uroj çdo të mirë.
Pershendetje... Vajza ime eshte 8 muaj e 3 jave, nuk i ka dale asnje dhemb, merakosem pse nuk i kane dale? Deri kur eshte normale? I verej disa shenja i dalin jarget nga goja, e kruan mishin e dhembeve me cdo gje qe ka ne dore, me gjuhe gjithashtu e kruan mishin, nuk e di a jane keto shenja te aferta per daljen e dhembeve? E pres me padurim pergjigjjen tuaj, flm.