Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për bebe 4 muajsh

Kam djalin 4 muaj e 3 jave kam filluar ta ushqej ngapak edhe me ushqime shtese si p.sh. molle, dardhe, karrota, banane dhe me drithna cereale por dua ta di se a mundem tja filloj edhe me perime te tjera si patate, kungulleshka etj sepse pemet i ka shume qef por dua ta mesoj me shpejte edhe me perime sepse kam frike mos po mesohet vetem me peme e me vone mos nuk po mi han perimet theksoj qe e kam ende ne gji dhe me peshe eshte perfekt. Ju pershendes.

Shqipe Gashi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shqipe,

Patjetër që mund të fillosh edhe me perime, karrota, patate, përveç menysë së lartëpërmendur e cila është shumë në rregull, por vetëm në sasi shumë të vogla. Perimet me ngjyrë jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi fëmija të jetë mësuar me ato ngjyrë portokalli, që ju përmenda.

Gjithë të mirat.

/komuniteti