Dhënia e vezës
Aleksia Hajdini
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aleksia,
Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, ju lutem deshiroj te di lidhur me dhenien e vezes te femijet 14 muajsh, sa here ne jave duhet dhene? Ju falenderoj.