Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vaksinimi dhe ndikimi

Pershendetje Dr. dje i kam bere vaksinen e 3 djalit dhe shume ma ka mundu ato dy tjerat aspak si ka ndi po kjo shume e ka lodh sa qe as doren spo mundet ta leviz si dhe ju ka aj pak edhe te skuqur e ka shume mbrame gjithe naten ska fjet se si e levizke doren i dhimbke jam bere merak qka eshte ne pyetje a eshte normale kjo sepse edhe lecka te lagura i kam vene por kot dora zjarr e nxehte po i rri edhe e enjtur shume, po kam frike mos ka qene ne pyetje edhe menyra e dhenjes se gjilperes nga ana e motres?

Shqipe Gashi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Shqipe,

Dhembja ne vendin e injektimit, skuqja perreth, te ajurit e lehte dhe se fundi fortesimi i vendit te shpuarjes ("si kokërr") eshte rrugetim normal pas vaksinimit dhe nuk duhet t'iu shqetesoj aspak.

Durimi, ordinimi i paracetamolit ne doza perkatese dhe freskimi i vendit te vaksinimit me uje te thjeshte ose çaj kamomile te fresket jane veprime te mjaftueshme per tejkalimin e te gjitha ketyre shqetesimeve!

Shpresoj ti kaloje sa me shpejte!

/komuniteti