javë pas jave
Përshëndetje Venera,
Foshnja e vjell sasinë e tepërt të qumështit që pi. Për të mësuar më shumë për këtë, të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/gjidhenja/pse-foshnjet-nxjerrin-nga-goja-qumeshtin-pas-thithjes-
Nqs vjell fëmija juaj menjëherë pas ushqyerjes (këto të vjella nuk janë patologjike), por nëse vjell rreth një orë nga ushqyerja atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj pediatër.
Thithja e gishtërinjëve është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit.
Gjithë të mirat.


E kam nje vajze 13 javeshe, e ushqej vetem me qumesht te gjirit po ajo vjell shume shpesh, a eshte kjo qe e vjell tepricen apo ka diq tjeter? Poashtu edhe gishterinjte i thith shume, a eshte vetem nje zakon i femijeve apo eshte e uritur? Gjithe te mirat.