Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vajza me helicobacter pylori

Kam vajzan 6 vjeq, analiza ka rezultuar pozitiv me helicobakter pylori mjeku na ka thene se kete bakterie e ka qe 6 muaj, ju lutem i nderuar sa eshte e rrezikshme kjo bakterie tek femijet, jam shume e shqetesuar per femiun tim? Ju lutem me tregoni cfare te bej? Faleminderit per kohen tuaj.

Vjollca Krasniqi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Vjollca,

Helicobacter pylori zakonisht gjendet në membranat e mukozës së barkut. Ai mund të shkaktojë disa gjendje serioze dhe të dhembshme shëndetsore. Mjeku i cili e ka diagnostifikuar bakterien duhet të ju japë udhëzime të mëtejshme për ta trajtuar atë me antibiotikë. Trajtimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e vajzës tuaj, sepse HP mund të shkaktojë ulçerë barku, inflamacionin e fshikëzës dhe tëmthit, inflamacionin e tiroideve, kancerin e barkut apo edhe sindromin SIDS. Mos neglizhoni!

I uroj vajzës shërim sa më të shpejtë.

/komuniteti