Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e bebes 3 muajshe

Pershendetje doktoreshe, desha te pyes per vajzen time e cila eshte 3 muajshe, e ka peshe 5.200 kg ka lindur me peshe 3.150 kg. E ushqej me gji dhe nan 1. A eshte pesha e saj normale dhe sa duhet qe ne kete moshe te shtoje ne jave apo muaj?

Valdete Kosumi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Valdete,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka. Në moshën 3 dhe 4 muajshe fëmija juaj duhet të shtojë në peshë rreth 750 gram.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti