Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha dhe ushqyerja

Pershendetje e nderuar desha mendimin tend. Vajza ime ka lindur 3.650 51 cm, tani 8 muaj e gjysme peshon 10,750 74 cm, a eshte shume pediatri me tha nuk eshte shqetesuese por mos ta ushqej naten me gji por ti jap uj ose çaj. E ushqej me ushqim te forte 3 here ne dite perime (me vaj ulliri), peme, supe, jogurt ndonjehere leng pemesh te shtrydhura (zakonisht dardha per shkak te kapsllekut), paraprakisht faleminderit per kohen tuaj ne pergjigjje.

Hida H B (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Hida,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Në këtë moshë rekomandohet që vajzën tuaj ta ushqeni me djath të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë, drithëra të pasura me hekur, peme, perime, proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti