Barkqitja tepër e shpeshtë
Albana Cami
(14 vite më parë)
Përshëndetje Albana,
Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet. Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike. Trajtimi më i qëlluar i barkqitjes është ai dietetik. Mbi moshën 6 muajshe rekomadohet "BRAT" dieta (banana, rice, apple, tea - banane, oriz, mollë, qaj kaqeje).
Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.
Albana, i uroj vajzës shërim sa më të shpejtë.
Pershendetje dr! U bene 6 dite qe vajza ime ka barkqitje shume te holle dhe te shpeshte, rreth 7-8 here ne dite. Te vjella ka pasur vetem nje here. E kam vizituar dhe tashme po i jap disa ilace por pa rezultat, me thane qe mund ta kete nga dhembet. Theksoj qe nuk ka dhimbje barku, eshte shume e qete, leviz gjate gjithe kohes, fle shume mire dhe oreks nuk ka shume. Ju lutem me jepni mendimin tuaj se sdi c`te bej me. Me respekt, Albana.