Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e fëmijës

Pershendetje! Vajza ime ka lindur ne peshen 1800 dhe tani peshon 3600 dhe eshte 2 muajshe. Doja te di mire eshte me ecurine e peshes? I perdore qumeshtin aptamil infant formula mirepo ka shume gazra, mos ndoshta duhet te perdore infant confort? Faleminderit!

Marina Kote (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marina,

Duke marrë parasysh humbjen gjatë ditëve të para të jetës, shtesa në peshë gjatë gjithë muajit të parë është prej rreth 600 gram. Nga muaji i parë deri në të dytin foshnja shton 800-900 gram. Sipas kësaj foshnja juaj duket se ka shtuar peshë mirë.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tekAplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Në lidhje me qetësimin e tyre të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti