Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mungesa e hekurit

Pershendetje, kam vajzen 9 muaj e 1 jave, tash i kam bere nje laboratori e ka pasur hemoglobinen 100, leokocidet 9. Kisha dasht te me jepni nje sqarim ju lutem a eshte normale kjo edhe pse kam filuar me terapi per gjakun me sirup legoferr, femjen e ushqej me gji po kam filluar edhe me ushqim prej 7 mujash ndersa me kilograme eshte 9 kg. Ju falemderit shume nese me pergjigjeni edhe pse ne fillim mendoja se me ushqim mund ta regulloj hemoglobinen por mandej fillova me sirupin. Ju lutem me komentoni.

Yllza (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Yllza!

Anemite nga mungesa e hekurit jane anemi qe hasen shpesh pas moshes 6 muajshe.

Trajtimi i tyre kerkon te pakten 3 muaj, dhe doza e hekurit te dhene ndryshohet me ndryshimin e peshes.

Eshte e pamundur qe trajtohet nje anemi vetem me diete sidomos ne moshen e femijes suaj.

Dieta e pershtatshme nuk lejon shfaqien ose thellimn e anemise, por kur ajo konfirmohet (anemia) ajo duhet trajtuar me preparate dhe ndjekur ne menyre te kujdesshme.

/komuniteti