Si mund t'ja heqim biberonin mashtrues fëmijës?
Klotilda Rustemi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Klotilda,
Mundësisht ju duhet, në mos ta eliminoni, atëherë së paku ta zvogëloni përdorimin e mashtrueses, e cila jo rrallë ndikon edhe në dobësimin e oreksit tek fëmijët. Ofrojani vajzës tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se është e ngopur.
Për më shumë këshilla rreth mënyrës së heqjes, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/keshilla-/10-menyra-per-ti-hequr-femiut-cucllen-
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe, vajza ime 1 vjece e gjysme nuk mund te fleje pa biberonin mashtrues... kam provuar disa here t'ja fsheh por ajo ka insistuar. Ju lutem me tregoni nje menyre sesi mund t'a eleminoj perdorimin e tij? Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj! Me respekt Klotilda.