Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Qumësht lope Alpsko

Pershendetje, a ka mundesi me ia dhene femijes qumesht alspko 3.5, une kur kam qene e vogel ne mosha 3 muaj e gjysem, tani ia jap qumesht hipp, ia kam nderru ne aptamil, po ashtu edhe shishet po jashtezakonisht me veshtirsi e pi, kah 6-7 ore nuk pi, po friksohem se eshte shume i vogel qe mos te pije kohe te gjate, kam fillu qe 3 dite me vitamina Bimbovit po kot, ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje?

Atea Kaon (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arbresha,

Me rekomandime shëndetësore foshnja deri në moshën 12 muajshe duhet të ushqehet vetëm me qumësht gjiri dhe/ose qumësht formulë. Për shkaqe të ndryshme shumë prindër foshnjet e tyre fillojnë ti ushqejnë me qumësht të zakonshëm (qumësht komercial). Nëse e bëni këtë atëherë qumështi i fëmijës tuaj deri në moshën 2 vjeçare duhet të jetë yndyrë plotë (3,2%... 3,5%).

Gjithë të mirat.

Nora Qeko (14 vite më parë)
Tung, vajza ime eshte 7 muajshe dhe ka pi gji deri ne 5 muaj, per shkak se nuk i ka majftu qumeshti qe e ka pi pastaj kam fillu me alpsko 3.5 i ka 10 kg. Qe dt muaj eshte me alpsko edhe pin gjate nates afer 1 kg edhe diten plus shujtat flm. Ju lutem te me tregoni a eshte mire te pi kaq shume qumesht gjate nates?

/komuniteti