Larja e dhëmbëve te foshnja
Hatixhe Spahiu
(14 vite më parë)
Përshëndetje Esma,
Përkujdesuni që të gjeni një brushë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël me fije sintetike dhe me dorëze ca më të madhe dhe të rehatshme për dorën tuaj. Përderisa i pastroni në mënyrë të rregullt dhëmbët e fëmijës tuaj, ju ende nuk do të keni nevojë pastë të dhëmbëve. Vetëm pastroni dhëmbët e tij me brushë në mënyrë të butë 2 herë në ditë, në të dy anët, të mbrendshme dhe atë të jashtme. Pastrojani me brushë dhe gjuhën poashtu (në rast se ju lejon) sa për t’ia larguar bakteriet, të cilat mund të shkaktojnë erë të keqe nga goja.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje. Kam vajzen pese muajshe, prej kater muaj i kane filllu ti dalin dhembet. Si duhet tja pastroj dhembet vajzes time? Ju faleminderit shume per pergjigjet tuaja.