Larja e bebit kur ka temperaturë
Ardita Hyseni Limani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Ardita,
Kur temperatura rritet deri në 38,5oC në fillim këshillohet të bëjë banjë me ujë të vakët ose të mbulohet me kompresa të lagura. Nëse temperatura është mbi këtë nivel (>38,5oC ) përdoren barna siç është paracetamoli në formë të sirupeve ose qirave (10-20 mg/kg). Bari duhet të përdoret në sasi të caktuar dhe çdo 4 deri në 6 orë që të jetë efikas. Fëmija ka nevojë të pijë lëngje shumë herë në ditë në sasi të pakta. Duhet të jetë i veshur sa më hollë e të jetë i mbuluar vetëm me çarçafë. Mos keni merak se nuk ftohet.
Shpresoj ti kalojë sa më shpejtë.
Pershendetje, kam djalin 9 muajsh nga mbreme ka temperature. Deshta tju pyes a eshte e demshme te lahet shpesh? Sepse cdo here qe po i lajmerohet temperatura une po e laj ne uje te vaket por po frikesohem mos po e ftohe?