Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mbi thithat e gjinjëve

Pershendetje Dr. Niketa!


Ju uroj per punen tuaj fantastike! Kam nje hall te madh, ju lutem me jepni nje keshille. Kam lindur vajzen para 9 ditesh. Kam probleme me thithen e majte, me dhemb teper sidomos kur i jap bebit per te pire, me eshte çare me eshte bere cope. Ju lutem me tregoni cfare preparati mund te marre qe ta lyej e te me sherohet sepse po vuaj teper. Kam blere nje pompe gjiri qe ta shtrydh me te gjate kohes se trajtimit me kremin ose pomaden qe mund te me keshilloni ju. Pres pergjigjen tuaj sa me te shpejte. Ju falenderoj nga zemra. Ju uroj pune te mbare! Loreta.

Loreta Llukaj (15 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Loreta!

Ragadet jane nje nga problemet me te shpeshta me te cilat ndeshen nenat ne ditet e para pas lindjes! Nuk jamne dijeni per preparatet qe jane ne qarkullim ne Kosove per kete problem, por pergjithesisht ato kane permbajtje lonoline dhe vitaminash qe ndihmojne ne rigjenerimin e gjirit (keshillohu me nje farmacist).

Gjithashtu keshilla mund te gjesh edhe ne site tone, keshilla per ushqyerjen me gji dhe mirepozicionimin e bebes ne gji.

Vloa (15 vite më parë)
Pershendetje. Une do t'ju jepja keshillen qe e kam perdore vete. Nuk e di nese doktoresha do te pajtohet me mua ose te kete pas rastin te degjoje. Une sot kam vajzen nje vjeçe qe e kam linde, por para se te lindi kam fillu ti lyej majat e gjinjve me pika AD te femijeve, kete e kam vazhduar edhe pasi qe kam lind nja nje muaj. Procedura shume e thjeshte, pastrim i gjinjve mire me uje te vaket lyeja kesen e prejsha ne forme te rrumbulllaket dhe vejsha ne gji, kur femija donte te pinte e merrsha i pastrojsha mire dhe i ipja te pije, ato ishin te buta dhe nuk kam pas asnje problem. Tash po pres femijen e dyte se shpejti duhet te filloj ta preseris kete procedure. Uroj qe t'ju ndihmoje.
Klodi (15 vite më parë)
Nese mund tju ndihmoj me eksperiencen time po ju jap nje keshille. Une vuajta shume pas lindjes me gjinjte dhe vetem pas nje muaji mu sheruan komplet. Perdora pomade KONETIVINE e cila eshte per kurimin e plageve, por gjiri duhet lare para se ti jepet bebit. E perdorja 2 here ne dite dhe gjirin e shtrydhja me pompe qe plaga te mos ngacmohej. Shpresoj t`ju ndihmoj keshilla ime, sherim sa me te shpejte!

/komuniteti