Problem me lëkurë
Qamile Tahiri
(14 vite më parë)
Përshëndetje Qamile,
Së pari duhet të siguroheni që këto kohë nuk i keni ndryshuar diçka në ushqyerjen me qumësht, pasi mund ti japë diarre dhe irritim të lëkurës.
Së dyti nuk di nëse fëmija juaj ka edhe simptoma të barkqitjes, në këtë rast duhet trajtuar diarreja, dhe skuqja do të qetësohet vetevetiu!
Së treti duhet të siguroheni që nuk keni ndryshuar diçka në sendet e higjienës personale të fëmijës (si shampo, kremëra, pampersa).
Përdor një krem me përqindje mbi 10 % Oksid Zinku (SUDOCREM, Mitosyl etj) dhe vetëm laje beben pa përdorur pecetat e lagura që tregetohen.
Shpresoj t`ju kem ardhur në ndihmë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje kam nje vajze, eshte dy muajshe po ka problem me skuqje lekure (po kruhet) kam perdorur krema te ndryshem mirepo nuk po i hyn ne pune. Pampesin nuk mundem me ja vendos per shkak te demtimit te madh te lekures, skuqja e lekures ndodh vetem ne pjesen e poshtme te trupit nga kerthiza deri tek gjuri.