Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku tek foshnja 6 javësh

Pershendetje! Cka e shkakton kapsllekun tek foshnja 6 javeshe, edhe pse ushqehet vetem me qumesht gjiri? Me respekt Aida.

Renata Rena (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Renata,

Nëse një foshnje ushqehet mjaftueshëm me gji, shton mirë në peshë, e ka barkun e butë, nuk vjell tej normales, është e qetë, liron gazra, atëherë mungesa e jashtëqitjes edhe deri një javë nuk duhet të jetë shqetësuese.

Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.

Ekzistojnë edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.

Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!

Gjithë të mirat.

/komuniteti