javë pas jave
Përshëndetje Dena,
Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.
Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.
Në këtë moshë rekomandohet që vajzën tuaj ta ushqeni me drithëra të lëngshme, si miell orizi, tërshëre apo elbi, lëng pemësh, molle apo dardhe, banane të shtypura, karrota, patate, kungulleshka etj, të gjitha këto në formë qulli.
Ju uroj çdo të mirë.


Psh doktoreshe kisha vajzen per kontroll per peshen dhe ishte 7 kg e 200, lindi 3 e 700 ne muajin e dyte ishe 6 e 100. Tani eshte ne muajin e 5. A mendoni se ka shtuar pak? doktoresgha me tha qe eshte sh.mire ka dyfishuar peshen e lindjes, mua me duket pak ka shtuar. Ju pershendes. Me cfare duhet ta ushqej? Pediatria me tha fruta ne mengjes, kos me banane pas dreke dhe molebi pasdite. Vleresoj pergj. tuaj.