Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha e vajzës sime

Pershendetje, vajza ime ka lindur me peshe 3.800 kg, ndersa tani ka 5 muaj e 1 jave dhe peshon 6.700 kg a eshte peshe normale per kete periudhe? Faleminderit.

Besa Hamiti (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Besa,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo mendoj se vajza juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti