Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Nga se i shkaktohet temperatura e lartë bebit tim?

Pershendetje Dr. Kolici kam nje vajze 10 muajshe, ka qene shume e shendetshme por ka 3 dite i rritet temp 38 - 39 provokon ushqimin edhe e vjell. Gjithashtu ne doren e djathte i jane  shfaqur 2 pucrra qe here pas here jane  te skuqura edhe nuk i qetesohen... a kane lidhje pucrrat? Cfare mund te kete?

Orjola Ngjela (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Orjola,

Edhe mund ta ketë nga puçrrat, po te fëmijët temperatura e lartë e cila shfaqet në mënyrë akute në të shumtën e rasteve është me natyrë virale, siç janë: infeksionet virale të rrugëve të frymëmarrjes, infeksionet e veshit te mesëm etj. Ajo paraqet për femijët një mekanizëm mbrojtës sepse pengon shumimin e trupave të huaj apo mikrobeve, aktivizon sistemin imunitar me qëllim që organizmi të jetë i aftë t’i luftojë bakteriet dhe viruset.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti