Rrëzimi i fëmijës
Risela Velaj
(14 vite më parë)
Përshëndetje Risela,
Nëse foshnja juaj rrëzohet nga kolltuku, shtrati, karrigja, shtrati i fëmijëve, apo nga ndonjë banak i lartë psh. ju do të duhet të shikoni mos është lenduar, sidomos nëse rrëzohet me kokë apo me shpinë. Duhet të siguroheni që foshnja juaj nuk ka ndonjë lëndim serioz, mos të ketë të thyer ndonjë kockë, dhe nuk ka pësuar ndonjë tronditje apo ndonjë dëmtim tjetër të mbrendshëm.
Nëse juve ju duhet në rregull foshnja dhe sillet normal, atëherë rrëzimi nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim serioz.
Për më shumë informata rreth kësaj, ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/keshilla/rrezimet
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr. Niketa. Kam nje djale 5 muajsh e 1 jave para disa ditesh kish lene djalin ne krevat dhe u largova per pune 2 minutash kur ai dhe vete se kuptova se si u rrezua. E kontrollova se mos ishte vrare por jo nuk ishte vrare per gati 10 minuta e vendosa ne gjoks dhe u qetesua nuk pati as te vjella. Jam shume e shqetesuar mos ka ndonjegje keshtu duket mire i ka reagimet si me pare? Pres me padurim pergjigjen tuaj.