Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kur mund të filloj ushqimin artificial?

Pershendetje, bebja ime eshte 4 muajshe, dhe muajin e fundit ka shtuar vetem 500 gr, pesha e lindjes 3 kg e 200 gr, mund te filloj ushqim artificial?

Emarilda Devolli (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Emarilda,

Në muajin e 4të bebi juaj do të duhej të shtonte rreth 750 gram. Ushqimi artificial mund të fillohet atëherë kur nuk mjafton qumështi i gjirit. Shikoni këto shenja nëse jeni të shqetësuar rreth konsumimit të qumështit nga foshnja juaj:

• Foshnja juaj vazhdon të humbasë në peshë.

• Foshnja juaj lag pelenat më shpesh se 8 herë në ditë mbrenda 24 orëve pas pesë ditëve nga lindja e saj.

• Pas pesë ditësh, foshnja juaj ka të jashtëqitur të vogël, të errët.

• Urina e foshnjes suaj është shumë e errët, sikurse ngjyra e lëngut të mollës. (Nëse urina e saj është e verdhë apo e kthjellët, ajo është duke pirë mjaft qumësht; nëse është më e forcuar, mund të jetë shenjë e mosmjaftueshmërisë së qumështit.)

• Foshnja juaj është e irituar apo letargjike shumicën e kohës. Fle sa herë që e vendosni në gji dhe iritohet sa herë e heqni nga gjiri.

• Të ushqyerit konsekuent zgjat më shumë se një orë dhe foshnja juaj nuk duket e kënaqur.

• Gjinjtë nuk i ndjeni më të butë pas gjidhënjes.

• Rrallëherë i ndëgjoni gllënjkat gjatë gjidhënjes.

Nëse jeni të shqetësuara që foshnja juaj nuk merr sasi të mjaftueshme të qumështit, mos hezitoni, thërrisni mjekun e foshnjes për t`u konsultuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti