Djersitja e fëmijës
Adre Tirane
(14 vite më parë)
Përshëndetje Rea,
Mbingrohja e dhomës dhe veshja e tepruar jane shkaktarët më shpeshtë të djersitjes së shtuar tek foshnjet, sidomos në këto ditë të nxehta vere janë evidente djersitjet, nuk mendoj që kanë lidhje me daljen e dhëmbëve.
Simptomet që e mundojnë fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve janë këto:
- Rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës)
- Fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre
- Irritimet dhe shqetësimi
- Zakoni i të kafshuarit
- Refuzimi i ushqimit
- Problemet në të fjetur
Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak me përgjigjen time!
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Doja tju pyesja a ka lidhje djersitja me daljen e dhembeve? Kam vajzen 6 muajshe, njeri nga dhembet e poshtem i ka plasur, i ka dale pak por me duket se po i plas dhe tjetri. Vajza nuk ka temperature, ne trup duket e fresket mirepo sidomos sot ka djersitur shume nga koka dhe pjesa nga beli e larte. Eshte normale ko djersitje kur dalin dhembet? Vajzes i jap oleovit d3 nje pike ne dite dhe pediafer 9 pika. Flm.