Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si të veproj me beben që s`ka gjumë gjatë natës?

Pershendetje doktoreshe. Ju lutem cfare me keshilloni per djalin qe eshte 6 muajsh. Gjate 9 oreve gjume me zgjohet mbi 10 here, nuk eshte se don te pije cdo here qe zgjohet. E perkund ne krahe e flen 5 min prap e njejta gje. E kam provuar dhe ta ushqej 1 ore para gjumit po njelloj. A ka ndonje menyre se u torturova keshtu ka qene qe ne lindje edhe diten ne total 2 ore flen. Ju flm per pergj tuaja.

Silvi Silvi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Silvi,

Çrregullimet e gjumit zakonisht janë paraqitje e shpeshtë tek fëmijët, që është me të vërtetë gjë brengosëse sepse ata kanë nevojë për gjumë derisa të rriten. Jo vetëm që fëmijët janë aktivë dhe kanë nevojë për kohë që të çlodhen dhe të mbushin bateritë, por edhe mendohet që gjatë gjumit truri i tyre i klasifikon informatat nga të cilat krijon kuptim dhe zgjedh problemet.

Vendosja e një rutine në kohën e gjumit është hapi i parë për zgjidhjen e problemeve me çrregullime të gjumit. Vëzhgoni fëmijën disa netë me rradhë dhe caktoni kohën e gjumit kur fëmija duket më së shumti i ngadalshëm, i lodhur dhe nervoz. Mundohuni që ta filloni procesin 30 minuta përpara. Vendosni perde të errëta nëse është dhoma e fjetjes e ndriçuar gjatë natës apo vendosni ndonjë llampë të vockël nëse është dhoma shumë e errët gjatë natës.

Shprehia e gjumit është shumë individuale për çdonjërin fëmijë. Në moshën e foshnjes suaj tashmë do të duhej të sendërtoj shprehia e mirëfilltë e gjumit. Duke pasur parasysh se ju ankoheni sidomos në gjumin e natës atëherë do të duhej të shiqoni nëse ka vend të korigjoni - redukoni epizodat e gjumit ditor në favor të gjumit të natës. Nëse foshnja juaj flen mirë pas larjes është mirë që këte (larjen) ta bëni në orët e mbrëmjes dhe të formoni tek ajo shprehi të mirë të gjumit të natës.

Në rast se nuk vie deri të përmirësimi, definitivisht është koha që ta vizitoni pediatrin.

Çdo të mirë.

Adre Tirane (14 vite më parë)
silvi, mua kur me zgjohet goca naten, nuk i flas as i qesh, nuk e mbaj ne krahe, e shtrij direkt te krevati im, i jap cicen ne goje dhe goca pin deri sa e ze gjumi. kete metode kam perdorur qe ne fillim. kurse gjumin e dites e ka si cuni jot, sa shtrihet 30 min max cohet.

/komuniteti