Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vaksina te fëmijët

Pershendetje, vajza ime ka 13 muaj, dje e mori vaksinen e fundit po eshte duke e munduar shume, mbreme temperatura i shkoi 39, me keshillen e pediatrit i dhash Eferalgan 150 mg supozitor, prape sot pati temperaturen 38.7, te lutem dua te dije sa zgjat kjo puna e temperatures se mos po bej gabim qe po duhet per gjdo 6 ore ti jap supozitor, deri tash i kam dhene 3 supozitor, me kane thene se kjo vaksine e mundon por nuk di sa dite e mundon, falemnderit shume.

Daorsa Thaqi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Daorsa,

Pasi fëmija juaj paraqet shenja të temperaturës duhet ti jepni paracetamol me masën e moshës së tij, dhe nëse vazhdon temperatura atë mund të ja jepni cdo 6 orë.

Përveç paracetamolit për ti ulur temperaturën, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta, përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë qumësht, mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta, zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.

Ju uroj çdo të mirë.

Daorsa Thaqi (14 vite më parë)
Falemnderit shuuuume,ju uroj me te mirat juve dhe familjes,kaloni mire

/komuniteti