Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A janë të dëmshme biskotat?

Pershendetje dr Niketa, kam djalin 5 muaj e 2 jave dhe kam dy dite qe i jap biskota te nestle ne mengjes a po veproj drejt?

Alda Alda (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Alda,

Foshnja pesë muajshe nuk duhet të ushqehet me biskota. Ato nuk kanë vlera ushqyese si dhe përmbajnë shumë sasi sheqeri. Në moshën pesë muajshe duhet të filloni gradualisht me ushqime solide, në sasira shumë të vogla, vetëm një herë në ditë, me ushqime të tjera si pemë dhe cereale (drithëra).

Gjithë të mirat.

Shuuka K (14 vite më parë)
oj Aida mir po e ushqejshe perveq biskotave e ktu dr ma nuk t pergjigjet se ska kohe ajo me hy n secilen pergjigje qe jep me pa mos ka ndonje pytje tjeter.shendet
Alda Alda (14 vite më parë)
Shume faleminderit doktoresh per drek i jap miell orizi te perber me qumesht dhe drithra kurse pasdite leng karrote ose molle a eshte e pranushme?

/komuniteti