Kur të filloj ta ushqej foshnjen time?
Adela, Shkup
(13 vite më parë)
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë foshnja duhet të usheqehet ekskluzivisht me gji deri në moshën 6 muajshe. Ushqimi suplementar në moshën 4-6 muajshe mund të fillojë vetëm në raste të caktuara siç janë: mosshtimi adekuat i foshnjes në peshë, interesimi i theksuar i foshnjes për ushqime të tjera, etj...
Ushqimi suplementar në asnjë mënyrë nuk duhet të fillojë para moshës 4 muajshe. Pasi që foshnja e juaj përparon shkëlqyeshëm, aty dilemë nuk ka: vazhdoni ta ushqeni vetëm me gji deri në moshën 6 muajshe!
Disa mjekë rekomandojnë që beba të ushqehet pas muajit të 6, disa nga 4 muaj, cili është opcioni më i mirë? Jam nënë e një vajze 4 muajshe dhe e ushqej vetëm me qumësht gjiri dhe përparon shkëlqyeshëm. Jam në dilemë kur të fillojë me ushqimin shtesë (pemë dhe perime). Ju lutem më këshilloni.