Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Mbajtja e gishtit në gojë

Vajza ime eshte 6 vjeqare po e ka nje shprehi shume e mban gishtin ne goje. Mjaft jam mundu me fjale me ja largu po nuk don non stop e mban e tash ma spo di as qa me ba ju lutem me ndihmoni se tash ja fillon shkolles e mos po ka probleme me femi nese e perqeshin edhe shkronjen R nuk mundet me shqiptu mos e ka nga gishti. Ju lutem me udhezoni si te veproj tash as nuk po du i bertit vajzes po shume po me brengos kjo?

Valbone Sejdiu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Valbona,

Sa per inkurajimin-ngushellimin tend, sipas te dhenave deri 40 % e femijeve te moshes mbi 2 vjet mbajne ndonje forme mashtruese ne goje. Eshte kjo nje shprehi jo e mire dhe jo e shendeteshme. Duke pasur parasysh se shprehite formohen ngadale dhe "luftohen"edhe me veshtire, atehere edhe largimi i shprehise se mbajtjes se gishtit ne goje tek djali juaj kerkon durim.

Shprehite e fituara nuk luftohen me barera te caktuara por me durim dhe me shpjegime per nevojen e tejkalimit te tyre ne moshen e caktuar pasi dhe vajza juaj eshte e rritur dhe mund ti kuptoje pasojat. 

Konsultohuni me mjekun e femijes tuaj edhe rreth shqiptimit te shkronjes R!

Gjithe te mirat.

/komuniteti