Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Antibiotikët gjatë ushqimit me gji

Pershendetje doktoresha. Une kam infeksion ne dhemballe dhe dentisti me sygjeroi te pije augumentina 20 tableta sepse duhet qe te me iki infeksioni me pare qe te heq dhemballen por problemi eshte qe une kam nje vajze 4 muaj e gjysem dhe e ushqej me gji dhe i kam filluar nga pak ushqime me solide. A demtohet bebi nga ky lloj antibiotiku? Ju faleminderit dhe pres me padurim pergjigjen tuaj sepse jam shume ne merak.

Esmeralda Metaj (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Esmeralda,

Është e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji, sidomos Penicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozidët etj.

Gjithsesi para përdorimit konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti