Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi për beben 5 muaj e tre javë?

Pershendetje doktoreshe, kam nje pyetje nese ka mundesi me mu pergjigj, poashtu ju falenderoj per pergjigjet tuaja e kam nje vajze edhe 11 dite ben gjashte muaj desha ta di a e ushqej drejte, mengjes i jap gjys banane drek griz here oriz here kompir tshtypun normal dhe mbremje molle ose pjeshke donihere i jap edhe kos me sheqer donihere keksa plazma cfare duhet ti shtoj ne ushqim vajzes time, vajza ime peshon 9kg ka lind 3e 400 ju pershendes.

Hatixhe Spahiu (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Esma,

Ju duhet të zgjidhni (nëse keni mundësi) miell orizi apo drithërash të tjera të përgatitura enkas për fëmijë dhe të pasuruara edhe me vitamina e minerale, aq të domosdoshme për fëmijën në këtë moshë.

Qullin duhet ta përgatisni me qumështin e gjirit të shtrydhur apo qumësht formule dhe tani në fillim duhet të jetë relativisht i hollë dhe mos i shtoni sheqer. Në ditët në vijim mund ta trashni më shumë ushqimin. Nëse zgjidhni të përgatisni qull me oriz kokërr, ju duhet ta bluani me parë atë ose ta zieni për një kohë të gjatë me ujë dhe pastaj i shtoni qumësht. Kujdes, mos përdorni qumësht lope. Qulli i pemëve është një tjetër ushqim i këshilluar në këtë moshë, por si fillim duhet të përdorni lëngun e frutave e më pas qullin.

Frutat e këshilluara në fillim janë: molla, dardha, banania, etj. Mos u shqetësoni pasi sasia e këshilluar në fillim është 2 lugë çaji. Zakonisht fëmijët duan rreth 7-10 ditë që të mësohen me një ushqim të ri dhe ju duhet të tregoheni gjithmone e duruar dhe e dashur me fëmijën tuaj. Mos hiqni dorë lehtë nga një ushqim ose filloni diçka tjetër për rreth 1 javë e më pas rikthehuni përsëri tek ai ushqim që fëmija nuk e ka pëlqyer, pasi më vonë mund ta pranojë.

Një ushqim tjetër i këshilluar është edhe qulli i miellit të drithërave me lëng perimesh si patate, karrota, etj. Perimet me ngjyrë jeshile (bizelet, spinaqi, etj) do ti shtoni pasi fëmija të jetë mësuar me ato ngjyrë portokalli, që ju përmenda.

Gjithë të mirat.

Rrezja (14 vite më parë)
E nderuara doktoreshe, edhe une e kam te njejten brenge si Esma. Edhe djali im tash I mbush 6 muaj. Une fillimisht kam filluar ta ushqej me produktet e hipp mirepo nuk jam e sigurte per sasine qe duhet ti jap pasiqe ai vazhdon te pije reth 1 l qumesht ne 24 ore (180-210ml cdo 4 ore). Naten zgjohet vetem nje here per te pire. Pasiqe kam filluar ti jap (nje nga nje) karrote, molle, pjeshke, banane, keks, oriz ( te gjitha keto nga keto nga hipp), duket se I ka perballluar mire dhe nuk ka shfaqur problem me jashteqitje. Une desha te ju pyes se cila eshte sasia e duhur e ushqimit per racion dhe a duhet qe ne dite ti japim ushqim te llojlllojshem, p.sh fruta ne mengjes, perime ne dreke etj.? Djali im eshte ne gjendje te ha 1 kavanoz (190gr) te hipp me keks e qumesht si 1 racion ( pa qumesht shtese) e po frigohem mos eshte teper. Ai reagon me shume qef ndaj shishes dhe kavanozave te hipp, dhe asnjehere nuk me Len pershtypjen qe eshte ngop. Gjithashtu kam filluar qe te ia reduktoj pak qumeshtin ( ne max 800ml per dite). Djali me ka Lind 3800 gr ndersa tani peshon afer 9 kg. Pediatri me ka thene qe ka pak peshe me shume se sa mesatarja e moshatareve te tuj. Ju faleminderit shume, Rrezja

/komuniteti