Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Veza tek fëmijët

Pershendetje doktoreshe! Doja te dija sa here ne jave duhet te haje veze 1 femije qe sa ka mbushur 1 vjec dhe ne c'menyre? ju pergezoj.

Ema Konda (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ema,

Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në çfarëdo mënyre që ti pregatisni, duhet të jenë të ziera apo të fërguara mirë, sepse bakteriet shumohen në vezët e paziera. Kur zieni vezë, përkujdesuni që të jenë të ziera mirë, rreth shtatë minuta në temperaturë vlimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti