Rreth bebes 4 muajshe
Denissa Gashi
(14 vite më parë)
Përshëndetje Denissa,
Shtesat e rregullta në peshë gjatë vitit të parë të jetës janë shenja më e rëndësishme që flasin për një shëndet të mirë të fëmijës, prandaj prindi duhet të jetë i informuar mirë në këtë drejtim. Çdo qëndrim në peshë ose humbje nuk është normale dhe duhet gjetur shkaku.
Pas muajit të dytë shtesat mujore pakësohen lehtësisht. Kështu një fëmijë normal nga muaji i 5-të dhe i 6-të shton rreth 500 gram në muaj. Nëse ju mendoni se vajzës tuaj nuk i mjafton qumështi i gjirit atëherë ju rekomandoj të vazhdoni ta ushqeni vajzën edhe me qumësht formule.
Por para çdo vendimi gjithsesi kontaktoni me mjekun pediatër të vajzës tuaj për tu konsultuar.
Shpresoj të vazhdoni me gjidhënjen.
Pershendetje doktoreshe, vajza ime sot mbush 4 muaj, e ushqej vetem me gji, ka linde 3.200 dhe tani eshte 5.900, jam bere merak ngase kete muajin e fundit ka shtuar vetem 500 gr. Po pin shume pak, me shume pin gjate nates ndersa diten shume pak pin d.m.th. vetem 2-3 munuta thith dhe e len. Te vazhdoj ta ushqej vetem me gji prap apo te filloj me diqka shtese?