Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth peshës së bebit

Pershendetje doktor, djali im eshte 6 muaj e 1 jave, ka lindur 4,100 g prej dites se pare e kam me formula se nuk me ka ardhe qumeshti i gjirit hiq, deri ne 3 muaj e kam ushqyer me NAN1 mirepo nuk e pinte, deri ne muajin e trete shtonte ne peshe shume mire deri ne 1200 g mirepo prej muajit te trete e kam me Aptamil, tash me Aptamil 2 edhe tash nuk po shton ne peshe shume, jam bere merak se heren e fundit para 3 javesh e matem te pedijatri kishte 7,800 dhe pedijatri me tha se vetem 700 gram shton ne muaj a eshte ne rregull zhvillimi i peshes se tij apo une spo di me ushqy? Pres pergjigje flm per mirekuptim, nje nene e brengosur...

Mirlinda Merseli (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Mirlinda,

Në përgjithësi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit të 5-të ose të 6-të dhe trefishohet në fund të vitit të parë. Duke u nisur nga kjo, duke marrë parasysh edhe humbjen pas lindjes, mendoj se djali juaj ka peshë normale në raport me moshën mujore që ka.

Për të parë kohë pas kohe parametrat e fëmijës tuaj, ju lutem përdorni `Grafikun e zhvillimit të fëmijës` në anën e djathtë tek Aplikacionet tuaja. Aty mund ti fusni matjet kohë pas kohe, si Gjatësia, Pesha dhe Perimetri i kokës, dhe grafiku do tju paraqes vijën e theksuar të mesatares sipas OBSH.

Gjithë të mirat.

/komuniteti