Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gazrat e bebit 5 javësh

Pershendetje Dr. Niketa! Bebi im eshte 5 javesh dhe po e mundojne gazrat shume, ngercet, e ushqej me qumesht gjiri, por nganjehere dhe me formule sepse e shikoj qe skam dhe shume gji, bebi vazhdon e thith luan koken sa majtas sa djathtas. Une doja te dija qe pirja e tepert e qumeshtit tek nena gjidhenese a ndikon per keq shkakton me shume ngerce dhimbje barku tek bebi? Ju faleminderit.

El -ida.. (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Marsida,

Nëse foshnja qan më gjatë se tre orë në ditë, më së paku për tre ditë në javë, gjatë tre javëve, egziston mundësia që foshnja ka ngërçe.

Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet.

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

Ju uroj çdo të mirë juve dhe bebit tuaj.

/komuniteti