javë pas jave
Përshëndetje Julia,
"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...
Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.
Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë, pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".
Ndërsa në lidhje me bajamet, nuk mund të të jap një mendim pa vizitë pasi nuk e di gjendjen momentale. Ju rekomandoj të ndiqni këshillat e mjekut tuaj.
Gjithë të mirat.


Miredita e Nderuar Dr, Femin tim 20 muajsh po e mjekoj gati nje muaj me antibiotike (augmnentin ne fillim, pastaj zimaks) per gryken , dhe akoma pediatri me thote qe e ka te skuqur. Kjo, besoj une per nje arsye te thjeshte sepse ne kemi qene ne plazh 1 jave dhe ndoshta e ka pekeqesuar situaten. Nderkohe qe tashti shoh qe goja e saj eshte tejet e skuqur dhe gjuha e bardhe ne anesore. E kam vizituar prape, dhe pediatri me ka dhene Nystatine dhe analiza gjaku komplet.. Une di qe tashme vajza ime ka edhe dhembadhet qe po i dalin. Nuk di nese duhet me pare te konsultoj nje specialist (per ta pyetur pse antibiotiket nuk kane vepru) dhe si eshte gjendja e bajameve? Apo duhet te ndjek keshillen e pediatrit me Nystatin. Kam shume frike per mykun, per bajamet, per temperaturen (qe theksoj nuk e ka te vazhdueshme, por i perseritet nje here ne 15 dite, duke qendru 1-2 dite me temperature. Ju falenderoj paraprakisht. Me respekt Julia.