Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dora e bebit në gojë

Pershendetje doktoreshe, vajza ime eshte 4 muajshe, dhe duart e saj i fut ne goje, dhe goja e saj ka shume jarge, si mund ti largoj nga goja? faleminderit.

Denisa2 Behaj2 (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Denissa,

Thithja është një ndër reflekset natyrore të foshnjes, ku në atë mënyrë qetësohen në momentet kur janë të lodhur, të uritur, të mërzitur apo kur dëshirojnë të flenë. Shkencëtarët pohojnë që thithja e dorës/gishtave iu dhuron kënaqësi sikurse të kenë ngrënë apo në atë mënyrë mundohen të kompenzojnë mungesën e ushqimit. Pasi goja e saj ka shumë jargë ka mundësi të jetë shenjë e fillimit të daljes së dhëmbëve.

Gjithë të mirat.

/komuniteti