Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Cfarë të përdorim për temperaturën 37.3?

Doktor e cfare duhet te perdorim kur temperatura eshte 37.3 dhe ne cfare doze (ne ora 12 ia dhashe nje luge te vogel Parol), cfare me propozoni ju? Pune te mbare.

Sadije Osmanollaj-ademi (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Sadije, temperatura mbi 37,5 fillimisht trajtohen përmes ajrosjes (freskimit) të dhomës, largimit të mbulojave dhe rrobave të tepruara, shpeshtimit të pirjeve të gjirit.

Nëse të gjitha këto nuk rezultojnë me zbritjen e temperaturës, e në veçanti nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

Sanie (14 vite më parë)
dr .doktor une kam kerkur pergjigje per komentin e dyt Un e kam nje bebe e gjinis mashkullore i cili i ka be 3 muj e gjys i cili qe nga lindja e tinaj ka probleme me jashtqitje i cili nuk e ben nevojen e madhe pa stimulim,e kemi provue deri ne 7 dit por edhje pas 7 dite mu ka dasht me stimulin qather ka dal,ju lutemi me spjegoni ose me udhzoni si me vepru ju faleminderit
Sanie (14 vite më parë)
Un e kam nje bebe e gjinis mashkullore i cili i ka be 3 muj e gjys i cili qe nga lindja e tinaj ka probleme me jashtqitje i cili nuk e ben nevojen e madhe pa stimulim,e kemi provue deri ne 7 dit por edhje pas 7 dite mu ka dasht me stimulin qather ka dal,ju lutemi me spjegoni ose me udhzoni si me vepru ju faleminderit.

/komuniteti