Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Fëmija dhe konsumimi i ujit

Vajza ime eshte 16 muajshe dhe han mire dhe me peshe eshte shume mire, por problemi im eshte qe ujin nuk e pin hiç edhe langjet shume pak, vetem langjet e gazuara edhe uji i gazuar i pelqejne po une ato nuk ja jap. A eshte problem apo sa ka nevoje femiu aq pin?

Leona (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Uji është pjesë përbërëse e të gjitha ushqimeve. Organizmi i ka mekanizmat vetanake për rregullimin dhe plotësimin e nevojave me ujë dhe përbërës të tjerë jetësorë. Uji i thjeshtë është pija më e shëndetëshme dhe më e preferuar. Sasia e ujit që duhet pirë fëmiu varet nga mosha, ushqimi, stina e vitit, aktiviteti fizik, humbja e ujit përmes djersitjes, etj,..

Nëse vajza juaj ka urinim të rregulltë, kjo nënkupton se ajo megjithate merr sasi të mjaftueshme të fluideve (lëngjeve) në forma të ndryshme si: ujë, ujë mineral (të gazuar), lëngje pemësh, supë,... Lëngjet dhe pijet e gazuara janë të begatuara me CO2, mirëpo në pjesën më të madhe të tyre përmbajnë H2O (ujë).

Edhe ne nuk i rekomandojmë si të tilla, mirëpo jo deri në atë masë sa të bëjmë ndalimin e tyre me çdo kusht. Përfundimisht çdonjëri prej nesh pin ujë, aq sa ka nevojë...

/komuniteti