javë pas jave
Përshëndetje Fjolla,
Nëse fëmija juaj paraqet shenja të temperaturës duhet ti jepni paracetamol me masën e moshës së tij (apo supozitor sipas moshës), dhe nëse vazhdon temperatura atë mund të ja jepni cdo 6 orë.
Përveç paracetamolit për ti ulur temperaturën, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe ballit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta, përpiquni që fëmija të mos marrë më shumë nxehtësi dhe të konsumojë sa më shumë qumësht, mbani të freskët dhomën ku ndodhet (21-22 gradë) dhe visheni me veshje të holla, të pambukta, zhvisheni sipër, mbajani të nxehta duart dhe këmbët.
Tek foshnjat 0-3 muajshe duhet të kontaktoni menjëherë doktorin nëse nxehtësia e trupit ngrihet mbi normalen.
Ju uroj çdo të mirë.


Beba ime sot e ka marre vaksinen dhe po e mundon temperatura 38.5 e ka pase sot, me peshe eshte 6.500 kg mjekja me tha te perdori supositor 125mg mos jane te medhenj per peshen e tij? Pres pergjigjje nga ju.