Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pesha

Femiu im ka lindur me peshe 3950 gr, pas 3 dite ka qene me peshe 3650 gr (kur eshte leshuar prej spitali). Tani qe ka 2 muaj e 3 jave e ka peshen 5650 gr. A eshte normal nese femija shton ne peshe 600 - 700 gr ne muaj? Ushqehet vetem me gji dhe nuk verehet se nuk i mjafton pasi qe fle rehat dhe nuk qan thuajse aspak.

Zana (15 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Humbja në peshë e foshnjeve deri 5-7-10% në ditët e para pas lindjes është e pritur dhe quhet humbje fiziologjike. Foshnja duhet ta kthejë peshën e lindjes brenda 10-14 ditëve të para të jetës. Shtimi i mjaftueshëm ditor në peshë në tre muajt e parë të jetës është 15-30 gram, ndërsa shtimi ideal është 1% e peshës së lindjes e që në rastin tuaj është 39 gram në ditë. Me kalimin e kohës, në tre mujorin e dytë shtimi mesatar ditor sillet në mes të 12-21 gram dhe në tremujorët e rradhës shtimi në peshë është edhe më i vogël. Me gjithë informatat e prezentuara, përfundimisht foshnja juaj shton mjaftueshëm në peshë.

Dita Rrustemi (14 vite më parë)
dea me vje keq mirpo skam mund te gjej ndonje material per rastin tend shpresoj qe beben e ke mire klm
Dea Mehmetaj (14 vite më parë)
Shqetesohem shume per vajzen time, ju lutem me tregoni dicka lidhur me kete, vajzes sime ju kane dalur disa qime ne organin gjenital, poashtu edhe gjoksi i saj me duket i forte, vajza ka vetem 8 muajshe, ju lutem me tregoni se jam shume e shqetesuar pres pergjigjjen sa me te shpejt nga ana juaj, me respekt Dea.
Hena Xhohan (15 vite më parë)
Djali im ka lindur 3250 gr. Tani eshte 5 javesh dhe ka shtuar 5 kg..A ka shtuar ne rregull djali im? Ju lutem ktheni pergjigje sa me shpejt, flm.
Marcela Shingjergji (15 vite më parë)
Pershendetje, me date 22 Maj, cuni me ben 4 muaj, sa duhet te jete pesha ideale, theksoj qe e ushqej me gji. Faleminderit.

/komuniteti