javë pas jave
Përshëndetje Fiona,
Zgjedhja e kohës së duhur për fëmijën për ta dërguar në kopësht mvaret prej personalitetit të fëmijës tuaj. Nuk ka moshë të përsosur dhe çdo fëmijë do të përshtatet ndryshe me mjedisin e kujdesit në kopësht. Kur mendoni në lidhje me përkujdesjen e fëmijëve në kopësht nën moshën pesë vjeç mendoni rreth madhësisë së grupit të fëmijëve dhe nivelit të stimulimit. Idealisht, sa më i vogël që të jetë fëmija, grupi duhet të jetë më i vogël, kështu që zhurma dhe niveli i veprimtarisë mund të jetë më i moderuar.
Mbani në mend pra se nuk ka moshë të duhur për dërgimin e fëmijës në kopësht, ajo ndryshon tek secili fëmijë. Provoni të relaksoheni në çfarëdo vendimi që merrni, në këtë mënyrë qasja juaj pozitive do ketë efekt të madh në fëmijën tuaj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktor, cila moshe eshte me e duhura per te derguar femiun ne kopesht? ju faleminderit.