Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqyerja për beba 7- 8 muajsh

Pershendetje doktoreshe. Desha te dije se si mund tja jap vezen djalit dhe se a fillohet ne muajin e 7 po ne lidhje me mishin a tja filloj apo vetem lengun. Me thoni dicka me teper se cfare duhet ti jap dhe sa here ne dite e ne c`sasi? Ju falenderoj.

Silvi Silvi (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Silva,

Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Mundohuni që foshnja juaj të ushqehet sa më shumë me fruta, drithëra dhe perime, ato nuk krijojnë mbipeshë tek fëmija dhe sigurojnë vitaminat dhe energjinë e nevojshme për të. Ushqimi për foshnjen 8 muajshe duhet të përmbajë, djath të butë të pasterizuar, jogurt, drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera), qullra pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla), ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit), sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza), lëng molle apo dardhe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti