Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gazrat te bebi

Pershendetje. Femiu im ka lindur para kohe ne javen 32/33 tash i ka 2 muaj e 1 jave, nuk qan me ze te larte por shihet se ka dhimbje te barkut, pediatri me tha se ka shume gazra, dhe me rekomandoi ne qoft se pi ti jap caj Plantex. Cka me rekomandoni ju dhe sa ml caj ti jap ne dite? Ju faleminderit.

Ati Ati (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje,

Përdorimi i çajit të destinuar për foshnje nga prodhuesit e ndryshëm për çështje terapeutike (ngërçet, rregullimi i jashtëqitjes,...), mund të përdoret vetëm në sasira të vogla;

Pas çdo pirje qumështi pas një pauze 30 min gjer në 1 orë, i jep nga pak çaj;

Gjithë të mirat.

/komuniteti