Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Vajza ime nuk i don ushqimet që ia pergatiti!

Pershendetje doktoreshe, vajza ime edhe nje jave i ben 6 muaj por une kam fillu ti japi banane ne mengjes, kah dreka karrote me patate, oriz te bluar, por keto dy te fundit nuk i han me qef, bananen e ka honger me qejf shume, a eshte normale te kthej ushqimet ne fillim se jam bere shume vesvese pse nuk eshte e interesuar ti haj ushqimet, flm pres me padurim pergjigje.

Genta Rina (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Genta,

Problemet me të cilat ju ballafaqoheni janë probleme jo të rralla edhe të nënave të tjera. Ushqimi megjithatë duhet të paraqet një lloj argëtimi dhe jo imponimi.

Jo rastësisht rekomandohet që fëmijët mundësisht të ushqehen në shoqërim të bashkë familjarëve ose edhe të bashkë moshatarëve duke respektuar dëshirën e tyre në përzgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit.

Paraprakisht duhet të hulumtohen, të përjashtohen ose trajtohen problemet e vërteta shëndetësore si anemia, infeksionet, etj...

Gjithë të mirat.

/komuniteti