javë pas jave
Përshëndetje Egzona,
Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogelushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza.
Duke pasur parasysh moshën e foshnjes suaj dhe kufizimet në përzgjedhjen e ushqimit për këtë moshë vështirë se mund të korigjoni në mënyrë adekuate aneminë!
Megjithatë sadopak mund të kontriboni në këtë drejtim duke i ofruar foshnjes suaj ushqime familjare të pasura me hekur si mish të viçit të ri, mish të shpezëve, oriz, spinaq, të kuqet e vesë e me vonë edhe mëlçi të shpezëve dhe të viçit të ri, lëng-qull boronice, repan të kuq, domate, etj.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje i nderuar dr. Selim desha te pyes para nje jave pata vajzen ne kontroll dhe pediatri me tha tja bej analizat dhe dolen qe eshte anemike por ajo ka 6 muaj e gjys ka 7.770 gr dhe nuk han asgje perveq keksave tjeter nuk don dhe tani me nuk pi jap pasi po mundohem ti jap gjera me vitamina dhe hekur por asnje rezultat e njejta gje po vazhdon. Nuk i do as pemet dhe as perime as dritherat as lengjet pin vetem qumsht aptamil 2 ka 120ml cdo 2-3 ore nuk di cfare te bej ju lutem me ndihmoni pres pergjigjen tuaj?