javë pas jave
Përshëndetje,
Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogëlushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza. Sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq.
Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.
Nëse fëmiu juaj merr plotësim të hekurit (ilaçet e udhëzuara nga mjeku juaj), është e rëndësishme të mos merren me qumësht, sepse kjo ul absorbimin e hekurit në trup nga zorrët. Në vend të kësaj, plotësimi i hekurit mund të merret me lëng që përmban vitamin C, i cili rrit absorbimin e hekurit. Ilaçet e hekurit mund të ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tek fëmijët, për këtë lani dhëmbët e fëmiut pas çdo doze. Mos u brengosni – ky ndryshim i ngjyrës nuk është permanent.
Jepini fëmiut plotësim të hekurit për aq kohë sa ju rekomandon mjeku. Qelizat e kuqe të gjakut tek fëmiu juaj duhen të ritestohen pas mbarimit të trajtimit.
Mos u merakosni në rast se fëmija juaj vonohet me ecjen në këmbët e veta. Numër i madh i foshnjeve plotësisht normale fillojnë të ecën diku rreth moshës 16 deri 17 muajshe. Sipas të gjitha gjasave fëmija juaj do të jetë një ecës i aftësuar mirë rreth moshës 18 muajsh.
Mos u shqetësoni në rast se foshnja juaj vonohet pak, por vetëm në rast se ai mbetet mbrapa në mënyrë të theksuar me zhvillim, dhe në këtë rast konsultohuni me mjekun.
Ju uroj çdo të mirë.


Pershendetje doktor. Kam djalin anemik tash me 23 mi ben 16 muaj peshon vetem 10,400 kg.... Qe 3 muaj nuk me han asgje, vetem qumesht dhe uje pi.... Cdo ushqim qe ja jap ja dho me zor tu qajet..... Edhe me heret e kam pas anemik.. Mjekja me ka dhen sirup feretin oti dhe pika redoks ...Feretinin e ka 2 x 4 ml ndersa redoxin e ka 2x5 pika....Ju lutem jam teper e shqetesuar qe nuk han me keshilloni cfare te bej...Me kane thene eshte mire me dergu ne bjeshke ne keto dy dite do ta qoj ne mal zi, a ka efekt kjo ....Me brengos qe edhe ecja ende nuk ka filluar vetem kapja neper kolltuke dhe tavolina,mjeku me ka then qe e ka ashtin e bute per ate me ka dhene sirup pikovit iq.... Ju lutem me keshilloni cfare te bej?..... Mirembetshi...