Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pse vajzës time i bëhet gjuha e bardhë?

Une kam nje vajze 1 vjec po gjuha i behet e bardhe dhe nuk ha buke por vetem peme ha dhe pi qumesht por gjellat familjare nuk i ha. Cfare duhet te bej qe gjuhen mos ta kete te bardhe?

Kimete Behrami (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Kimete,

"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...

Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.

Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".

Gjithë të mirat.

/komuniteti