Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Lëngu i karrotës

Pershendetje, duke ju uruar per punen tuaj te fisshme deshiroj te di lidhur me perdorimin e lengut te karrotes. A mund ti jepet foshnjes 16 muaj dhe nese po ne cfare sasie? Kam degjuar se eshte i demshem te perdoret ne forme lengu, por vetem ne formen e perimes neper supera te ndryshme. per kete arsye jam e paqarte. Ju lutem me duhet ndihma nepermjet keshilles suaj. Ju falenderoj gjithe te mirat, Aleksia.

Aleksia Hajdini (14 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Aleksia,

Lëngun e karrotës mund ta futni në menunë e ushqimit të fëmijës që prej muajit të gjashtë. Lëngu i karrotës është i pasur me vitamina dhe vlera ushqyese si dhe, si pak artikuj tjerë nuk është acidik, gjë që e bën të lehtë tretjen në stomakun e bebit tuaj.

Disa karrota kanë shije të ëmbël dhe kjo e bën lëngun e karrotës shumë të shijshëm për fëmijën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti