Vështirësi në jashtëqitje
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi
Përshëndetje Arbnora,
Foshnjet e ushqyera vetëm me gji kanë të drejtë që të mos kenë jashtëqitje 3-5 ditë, normalisht nëse kjo nuk është e shoqëruar me të qajtur të jashtëzakonshëm. Nëse foshnja në këtë ndërkohë liron gazra, e ka barkun e butë dhe jo të ndieshëm në palpim, pin mirë dhe nuk vjell, atëherë nuk ka arsye të posaçme për shqetësim.
Para se të ofrojmë çfarëdo lloj ndihme për rregullimin e jashtëqitjes duhet të bindemi se ajo ushqehet mjaftueshëm me gji, përmes verifikimit të shtimit të saj në peshë!
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktor, kam foshnjen tash 1 muajshe. Ushqehet me gji, por ka veshtersi me jashteqitje, desha ta di foshnja e kesaj moshe a mundet me pas problem me kapsllek?